Grupimi informal “Busulla e trashëgimisë” ka si mision ekspozimin, ruajtjen dhe promovimin e arkeologjisë dhe trashëgimisë sonë kulturore, me fokus në rajonin e Durrësit. Ai synon nxitjen e diskutimit dhe informimin e anëtarëve mbi zhvillimet që lidhen me arkeologjinë dhe trashëgiminë kulturore në Shqipëri, si edhe ndërmarrjen e aksioneve konkrete në terren me në qendër aktivizmin për trashëgiminë kulturore materiale dhe mjedisin. Gjithashtu synon krijimin e një hapësirë digjitale për diskutimin midis komunitetit të interesuar për çështjet kulturore dhe propozimin e temave që mund të ndiqen nga gazetarët e Medias Amfora (www.amfora.al), që ka në fokus raportimin për arkeologjinë dhe trashëgiminë kulturore.