NJË PLATFORMË UNIKE DEDIKUAR NISMAVE VULLNETARE

Komuniteti dhe vullnetarët në Durrës kanë tashmë një platformë e cila synon të nxisi angazhimin e tyre dhe ndërlidhjen midis nismave që kanë në fokus vullnetarizmin.

“Jamvullnetar.al” është një platformë komunitare që ka në thelb interaktivitetin, duke publikuar nismat e aktivistëve në qytetin e Durrësit dhe profilet e tyre.

Platforma synon edhe të krijojë një bazë të dhënash në nivel lokal për vullnetarët që angazhohen për përmirësimin e jetës në komunitet. Duke pasur në fokus bashkimin e individëve që ndajnë të njëjtat vlera dhe qasje ndaj aktivizmit

Regjistrimi në faqe është shumë i thjeshtë, si për individët edhe për organizatat. Pasi shkon tek butoni i regjistrimit vendos të dhënat personale dhe krijon llogarinë tënde. Pasi një vullnetar regjistrohet mundet të publikojë iniciativat, raportin e iniciativave të veta dhe ngjarjet që ka organizuar.

Mundësinë e regjistrimit “online” e kanë të gjithë vullnetarët mbi 14 vjeç, të cilët mjafton të krijojnë llogarinë e tyre, duke vendosur të dhënat personale.

Më pas ata mund të ndajnë eksperiencën e tyre në vullnetarizëm dhe të ndërmarrin iniciativa të reja. Pasi ato publikohen në faqe mund t’i bashkohen anëtarët e komunitetit që e ndjekin platformën “Jamvullnetar.al”, duke u informuar më pas edhe për rezultatet e nismës.

Në këtë platformë do bëhet e mundur dhe forcimi i rrjeteve me organizatat e shoqërisë civile për të promovuar vullnetarizmin. Çdo organizatë, grupim informal dhe rrjete të ndryshme të shoqërisë civile që operojnë në qytetin e Durrësit mund të regjistrohen dhe të krijojnë llogarinë e tyre ku do të kenë mundësi të publikojnë thirrje për vullnetarë në aktivitetet/nismat e tyre.

Të rinjtë që do të jenë pjesë e platformës për çdo iniciativë që do të ndërmarrin në komunitet do të çertifikohen me çmimin: Ambasador për Angazhimin e Komunitetit.

SI TË BËHENI PJESË

Bashkohuni me rrjetin më të madh të vullnetarëve të Durrësit ose postoni një kërkesë për vullnetarët që të gjejnë përshtatjen e duhur për nevojat tuaja.

Për më shumë ndiqni videon udhëzuese për tu njohur me formën e regjistrimit në platformën Jamvullnetar.al

Mirë se erdhët në