“Klaudio Hyseni është Drejtor Ekzekutiv i Qendrës “Durrës Aktiv” që nga maji 2019. Qëllimi kryesor i Qendrës “DURRES AKTIV” është përmirësimi i jetës së qytetarëve përmes ndryshimeve ekonomike, politike, mjedisore dhe sociale, të ndërmerren veprime për përmirësimin e standardeve të demokracisë, qytetarisë aktive, komuniteteve të forta, mundësive të barabarta, solidaritetit, vullnetarizmit dhe forcës së padiskutueshme të debatit.
Misioni ynë: Të frymëzojmë dhe fuqizojmë qytetarët drejt aktivizmit
Vlerat tona thelbësore:
1. Të promovojë vlerat demokratike dhe të drejtat e qytetarëve;
2. Të krijohet lëvizshmëria sociale si mjet i nevojshëm për ndryshime shoqërore;
3. Krijimi i lidhjeve dhe lehtësimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe palëve të interesuara;
4. Forcimi i demokracisë në nivel lokal dhe kombëtar, duke përfshirë qytetarët;
Ai punon më së shumti me të rinjtë e qytetit të Durrësit sepse ky është një nga pjesët më vitale të shoqërisë.
Z. Hyseni ka qenë vullnetar në Qeverinë Studentore në gjimnaz, Qeverinë Studentore në Fakultetin e Shkencave Sociale, duke vazhduar ende me aktivizmin bazë. Që nga viti 2015 në bashkëpunim me aktivistë të tjerë ai filloi disa lëvizje si, Durrësi me biçikletë për të drejtat e çiklistëve, Durrësi aktiv për një bregdet të pastër, “Qytetarët aktivë për arkeologjinë”, qytetarë durrsakë Aktor dhe faktor në Vendimmarrjen lokale”, Klubi Rinor KRAK. dhe jamvullnetar.al një platformë për vullnetarizëm. Ai është zgjedhur Kryetar i Biçikletave për Durrësin dhe përfaqëson qytetin në një rrjet botëror siç është BYCS një OJQ holandeze për lobimin e çiklistëve në të gjithë botën.