Shoqata Durresi Autokton
Shoqata Durrësi është një shoqatë jo-fitimprurëse e cila është krijuar më 10 shkurt 1991 ku iniciativën për krijimin e saj e mori një grup intelektualësh Durrsakë si Halil Myderizi, Koçi Moisiu, Ali Sula etj. të nxitur nga Shpëtim Metani. Shoqata Durrësi synon ruajtjen e vlerave kulturore, artistike dhe arkeoligjike, evidentimin dhe vlerësimin e qytetarëve durrsakë dhe të huaj që kontribojnë në zhvillimin e qytetit të Durrësit. Çdo vit shoqata Durrësi sëbashku me Bashkinë Durrës organizojnë tre festa në vit, të cilat janë kthyer në traditë prej 30 vjetesh: Festa Ullirit, Festa Detit Festa e ekuinoksit pranveror. Shoqata Durrësi në bashkëpunim me Bashkinë Durrës kanë nderuar me tituj nderi me dhjetra personalitete të artit, kulturës, sportit, biznesit etj.

Mirë se erdhët në