Qendra “YOUTH ACTIVITIES CENTER” është një organizatë jo-fitimprurëse, jo-qeveritare, e krijuar nga të rinjtë që në vitin 2014, fillimisht në formën e një grupi rinor informal. Për një periudhë 4 vjeçare si grup informal, organizata ka krijuar një eksperiencë të madhe duke bashkëpunuar me organizata të ndryshme në të gjithë Evropën dhe duke angazhuar të rinjtë në projekte të ndryshme si trajnime, shkëmbime rinore, seminare, vizita studimore, konferenca, etj. Gjatë kësaj periudhe, organizata ka punuar aktivisht dhe ka angazhuar të rinjtë kryesisht në programin Erasmus+ një nga programet më të mëdha të Komisionit Evropian.
Në 26 Tetor 2018 organizata u regjistrua për herë të parë si person juridik në formën e organizates jo-fitimprurëse (qendër), pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe ushtron aktivitetin e saj në mënyrë të vazhdueshme, në formën e një qendre rinore për të rinjtë dhe figuron e regjistruar si organizatë lokale në qytetin e Durrësit.
Veprimtaria e përgjithshme
Qendra e ushtron veprimtarinë e saj nëpërmjet:
• Zhvillimit të projekteve të ndryshme që kanë si qëllim kryesor nxitjen e qytetarisë aktive, dialogun ndërkulturor, përfshirjen sociale dhe solidaritetin e të rinjve.
• Krijimin e një marrëdhënie bashkëpunimi dhe shkëmbim përvojash e idesh me organizata të ndryshme në arenën kombëtare dhe atë ndërkombëtare.
• Mbështetjes së vazhdueshme të iniciativave rinore në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj.
• Organizimit të shkëmbimeve rinore, trajnimeve, seminareve dhe konferencave kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe aktivitete të tjera në mënyrë që të arrihen qëllimet e Qendrës.
• Krijimit, mbajtjes dhe forcimit të lidhjeve me partnerët duke përfshirë krijimin e partneriteteve me subjekte te ndryshme publike dhe/ose private qofshin ato lokale, kombëtare apo ndërkombëtare.
• Organizimi i aktiviteteve bamirëse, edukative, kulturore, sportive, ekologjike, etj.