Bicycle Durres
“Bicycle Durrës”, është një grupim qytetarësh, të cilët janë përdorues dhe dashamirës të biçikletës. Themelimi i tij u bë me datë 20.12.2015, kur u zhvillua edhe aktiviteti i parë në qytet. Ky grupim është i hapur për të gjithë qytetarët dhe përdoruesit e biçikletës, të cilët duan të krijojnë një komunitet të tyrin.“Bicycle Durrës” synon t’i japë më shumë rëndësi përdorimit të biçikletës në qytet, në një kohë kur ndotja atmosferike ka arritur shifra të larta dhe urbanizimi me ritme të shpejta, ka shtuar numrin e automjeteve, duke e vështirësuar lëvizjen në rrugët e qytetit. Grupimi ynë synon të përcjell tek institucionet vendore kërkesat për respektimin e përdoruesve të biçikletës në qytetin e Durrësit, që përkthehet në kërkesa për sinjalistikë, vend-parkime dhe korsi të dedikuara.

Mirë se erdhët në