Ju ftojmë të bashkoheni me ne në 22 prill, në Ditën e Tokës , për një tur ekologjik të njohjes së pemëve në Durrës!
Nisim nga Amfiteatri i Durrësit dhe do të ecim deri te Rruga e Portit, pranë instalacionit Peshku Gobi .
Ky tur është një mundësi për të njohur karakteristikat e pemëve dhe dobitë që i sjellin mjedisit të qytetit tonë. Do të keni rastin të mësoni më shumë për pemët e ndryshme, si dhe për rëndësinë e mbrojtjes së tyre.
Ne besojmë se kemi nevojë të ndryshojmë mënyrën si e shohim dhe trajtojmë mjedisin tonë, dhe ju mund të jeni katalizatori i këtij ndryshimi!
Turi ekologjik është i hapur për të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrja është falas!
This platform is built by Durres Active Center in the framework of the “Earthquake Social Protection Response” (ESPR), a UNDP implemented Project and funded by Government of United Kingdom, Government of Finland & Government of Norway. The project supports the Albanian Government and three earthquake impacted municipalities, in designing and translating the policy intent into proper local actions to ensure that men, women, girls and boys living in poverty, or vulnerable situations, intersecting with post-earthquake conditions, have access to integrated, quality social services.