Ndërgjegjësim dhe Informacion për Sigurinë dhe Fuqizimin për Të Gjithë – Shqipëri ARISE-ALL.
Aktivitet sensibilizues dhe ndërgjegjësues për migrimin e parregullt do të mbahet në sheshin “Liria” Durrës më datë 3 Korrik 2022. Informimi publik synon prezantim të qëllimeve dhe mesazheve të projektit ARISE ALL. Fushata e informimit do të ndihmojë të rinjtë në njohjen e rreziqeve të migrimit të parregullt dhe gjithashtu mundësive në Shqipëri.
Ky slogan vjen si një thirrje për ata që synojnë të migrojnë që të kërkojnë mundësi në vend përpara se të vendosin të largohen prej tij. Nga ana tjetër “Shqipëria je Ti!” sjell mesazhin se kudo të shkosh Shqipëria është vendi yt dhe e ardhmja jote lidhet me të.
Ky aktivitet zhvillohet nga Livia Kreko, influencuese lokale e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (ONM), në kuadër të projektit “Ndërgjegjësim dhe Informacion për Sigurinë dhe Fuqizimin për Të Gjithë – Shqipëri”, financuar nga Fondi i Bashkimit Evropian për Azilin, Migracionin dhe Integrimim , në bashkëpunim me IO-Belgium, DT&V-Holandë, dhe angazhimin e Ministrisë së Brendshme.
This platform is built by Durres Active Center in the framework of the “Earthquake Social Protection Response” (ESPR), a UNDP implemented Project and funded by Government of United Kingdom, Government of Finland & Government of Norway. The project supports the Albanian Government and three earthquake impacted municipalities, in designing and translating the policy intent into proper local actions to ensure that men, women, girls and boys living in poverty, or vulnerable situations, intersecting with post-earthquake conditions, have access to integrated, quality social services.