Klubi i të rinjve në angazhimin komunitar në bashkëpunim me Bicycle Durrës dhe Bicycle Mayor këtë vit do t’i bashkohen nismës “Dita e Tokës”, për të nxitur qytetarët të përdorin mjetet e transportit alternativ për lëvizshmërinë në qytetin e Durrësit.
Kjo iniciativë zhvillohet njëkohësisht me aktivizmin e miliona të rinjve anë e mban botës për të bërë zërin tonë të dëgjohet përmes zgjedhjeve dhe veprimeve tona qytetare në mënyrën se si ne marrim masa për klimën.
Tani është koha për të ruajtur dhe mbrojtur shëndetin tonë, familjet tona, mjetet e jetesës… së bashku, ne duhet të Investojmë në Planetin Tonë, është motoja e këtij viti.
Ne do të jemi në sheshin “Liria” në orën 16:00 për të biseduar me qytetarët për ndryshimet klimatike dhe pasojat në jëtën tonë, për tu përgatitur më pas për aksionin e pedalimit i cili nis në orën 18:00.
Ju presim së bashku me biçikletën dhe miqtë, ditën e Premte – datë 22 Prill.
Nisja bëhet nga sheshi përpara teatrit “Aleksandër Moisiu” – Bulevardi “Epidamn” – Currila vajtje/ardhje – Rruga “Egnatia” – Rruga “Hafiz Podgorica (lagja nr.4) – Bulevardi “Dyrrah” (kryqëzimi i “Valutës”) – Pallati i Sportit – Rruga “Mujo Ulqinaku”.
Për Ditën e Tokës 2022, së bashku, për të gjithë, për gjithçka, çdo ditë…
#InvestoniNePlanetinTone #InvestInOurPlanet
Ky aktivitet mbështetet nga Qendra “DURRËSI AKTIV” në kuadër të projektit “Angazhimi i vullnetarëve të rinj në aktivizimin e komunitetit dhe reagimit ndaj fatkeqësive” si pjesë e programit të “Reagimit të Mbrojtjes Sociale ndaj Tërmeteve” (ESPR), një projekt i zbatuar i UNDP Albania dhe financuar nga Fondi i Përshpejtimit të SDG: Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, Qeveria e Finlandës dhe Qeveria e Holandës. Projekti mbështet Qeverinë Shqiptare dhe tre bashki të prekura nga tërmeti, në hartimin e politikës në veprime të duhura lokale për të siguruar që burrat, gratë, vajzat dhe djemtë që jetojnë në varfëri, ose situata të cënueshme, që ndërthuren me kushtet pas tërmetit, të kenë akses për shërbime sociale cilësore dhe të integruara.
#jamvullnetar #angazhohu #durresiaktiv #ESPR
This platform is built by Durres Active Center in the framework of the “Earthquake Social Protection Response” (ESPR), a UNDP implemented Project and funded by Government of United Kingdom, Government of Finland & Government of Norway. The project supports the Albanian Government and three earthquake impacted municipalities, in designing and translating the policy intent into proper local actions to ensure that men, women, girls and boys living in poverty, or vulnerable situations, intersecting with post-earthquake conditions, have access to integrated, quality social services.