Ekspozitë Fotografike “Urban Life in Durrës”

Postuar nga: Griseld Hoxha
Postuar me datë:
NDIHMON NË: QYTETE DHE KOMUNITETE TË QËNDRUESHME
Adresa: Galeria e Artit Pamor "Nikolet Vasia"
Data e mbajtjes së aktivitetit: 20.05.2022
Ora: 17:00
PËRSHKRIMI:
  1. Klubi i të Rinjve në Angazhimin Komunitar (KRAK), ditën e premte datë 20 Maj ora 17:00 do të çel ekspozitën fotografike “Urban Life in Durrës” (Jeta urbane në Durrës), pranë Galerisë “Nikolet Vasia”.
    Në ekspozitë të rinjtë do të sjellin për qytetarët 80 fotografi të stilit bardh e zi të cilat shfaqin jetën urbane dhe problematikat e ndryshme të Durrësit por edhe momente të cilat përcjellin mesazhe sociale.
    KRAK synon ndërmarrjen e iniciativave të vogla në komunitetin e tyre për promovimin e vullnetarizmit të të rinjve pas tërmetit dhe adresimin e nevojave të komuniteteve të caktuara dhe ata me vështirësi social-ekonomike.
    Ky aktivitet mbështetet nga Qendra Durrësi Aktiv në kuadër të projektit “Angazhimi i vullnetarëve të rinj në aktivizimin e komunitetit dhe reagimit ndaj fatkeqësive” si pjesë e programit të “Reagimit të Mbrojtjes Sociale ndaj Tërmeteve” (ESPR), një projekt i zbatuar i UNDP Albania dhe financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, Qeveria e Finlandës dhe Qeveria e Norvegjisë. Projekti mbështet Qeverinë Shqiptare dhe tre bashki të prekura nga tërmeti në hartimin e politikës në veprime të duhura lokale për të siguruar që burrat, gratë, vajzat dhe djemtë që jetojnë në varfëri, ose situata të cënueshme, që ndërthuren me kushtet pas tërmetit, të kenë akses për shërbime sociale cilësore dhe të integruara.

Mirë se erdhët në