PËRSHKRIMI:Grupimi Informal “Busulla e Trashëgimisë” ka ndërmarrë nismën, “Qyteti që rrëfen” dhe synon të mbledhi rrëfenjat e pinjollëve të familjeve që ndikuan në historinë e qytetit të Durrësit.
Bashkohuni me ne në Amfiteatrin e Durrësit me datë 7 qershor, e martë, në orën 18:00, për ta nisur me rrëfimin e Redi Myshketës, përfaqësues i një prej familjeve me ndikim dhe kontribut prej dekadash në zhvillimin e qytetit, Familja Myshketa.
Duke vijuar më tej me Dr. Artan Kacani, planifikues territori dhe studiues i historisë urbane të Durrësit. Ai do të shpjegojë për shpërndarjen e familjeve të vjetra në territorin e qytetit.
Gjithashtu Dr. Dorina Xheraj-Subashi, eksperte e trashëgimisë kulturore do të shpjegojë për raportin e memories kolektive të familjeve të vjetra me të rinjtë.
Mos e humbisni takimin publik të organizuar në kuadër të “Javës së Demokracisë Vendore 2022”, për të ndarë informacione dhe qasje mbi procesin e dokumentimit të historive të familjeve të vjetra dhe ndikimit që ato kanë pasur në qytetin e Durrësit.
Ky aktivitet po zhvillohet në bashkëpunim edhe me Qendra Muzeore Durrës.
Një grup të rinjsh të apasionuar pas trashëgimisë kulturore dhe historisë së Durrësit, në bashkëpunim me ekipin e Medias Amfora , do të dokumentojnë historitë përmes mbështetjes nga Lëviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.