Në datën 3 korrik 2022, në ditën kombëtare pa makina në sheshin përballë Bashkisë së Durrësit dhe Prefekturës, u vendos një stendë me të gjitha materialet promocionale të fushatës Shqipëria je TI! Ky aktivitet ishte në ndërveprim me aktivitetet social-kulturore të organizatave të tjera lokale në Durrës për të angazhuar më shumë qytetarë. Së bashku me qytetarët kemi prezantuar format e migrimit të rregullt dhe kemi ofruar informacion përmes broshurave. Të paktën 50 qytetarë vizituan stendën tonë.
Qytetarët u interesuan për mënyrat e rregullta të migrimit dhe mundësitë e panumërta për të marrë informacion online dhe unë i drejtova në faqen kryesore të IOM-it. Banerat bënë kureshtarë shumë qytetarë dhe shumë të tjerë u gëzuan për dhuratat që shpërndanë, pasi për ta mesazhi Shqipëria je TI ishte shumë i veçantë dhe domethënës. Megjithatë, vërehet se interesimi për organizime të tilla është më i madh tek moshat e mesme, për dallim nga të rinjtë, të cilëve duhet t’u afrohemi për bisedë dhe t’u kërkojmë interesimin.
Qytetarët sugjeruan që të zhvillohen më shumë aktivitete të tilla në qytet për më shumë informacion për çështje të ndryshme, por edhe për migracionin.
This platform is built by Durres Active Center in the framework of the “Earthquake Social Protection Response” (ESPR), a UNDP implemented Project and funded by Government of United Kingdom, Government of Finland & Government of Norway. The project supports the Albanian Government and three earthquake impacted municipalities, in designing and translating the policy intent into proper local actions to ensure that men, women, girls and boys living in poverty, or vulnerable situations, intersecting with post-earthquake conditions, have access to integrated, quality social services.